Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person lidhur me vrasjen që ka ndodhur më 1 shtator në lagjen Aktash të Prishtinës.
Policia njofton se arrestimi i të dyshuarit është bërë për manipulim me prova.
“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 01.09.2024, 22:04. Lidhur me rastin e lartcekur të datës së lartcekur, më datën 11.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën penale manipulim me prova”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.