Rudina Hajdari ka përkujtuar sot të atin, Azem Hajdari në 26 vjetorin e vdekjes. Ajo ka publikuar një foto të hershme të familjes, duke shkruar: “Uroj që të na shohësh nga lart dhe të jesh krenar për ne.”
“Për 26 vite kjo ditë më ka pritur me të njëjtën rutinë: duke shkuar te memoriali, varrezat, dhe duke u takuar me të afërmit dhe miqtë e tu. Sot, në vend të kësaj, vendosa ta përcjell mbesën tënde në shkollë.
Dhe m’u kujtua se ti nuk do të kesh mundësinë t’ia prekësh dorën Sihanës, mbesës tënde, për të cilën shpesh më thonë se ngjan me gjyshin e saj. Sa shumë do ta doje, e imagjinoj. Më ka marrë shumë malli, babi. Uroj që të na shohësh nga lart dhe të jesh krenar për ne.”- ka shkruar Rudina krahas fotos.