Modelja dhe ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, ka folur së fundmi për jetën e saj personale dhe profesionale.
Teka fliste për karrierën dhe jetën e saj ndër vitë, Vuthaj theksoi rëndësinë e parasë, për të cilën u shpreh se është një mjet thelbësor që ndihmon në tejkalimin e sfidave të përditshme.
“Jam rrit me një familje me shumë pak të ardhura sidomos para luftës, jeta e shumicës së fëmijëve ka qenë shumë e vështirë. Unë e di se çfarë do të thotë mos me pas pare. Për ata që thonë se paraja nuk të bën të lumtur, me siguri nuk kanë provuar kurrë varfërinë.
Veç kush e ka përjetuar varfërinë e kupton sa e rëndësishme është paraja, për të patur një jetë të stabilizuar”, u shpreh ajo në emisionin “Canapé
Vuthaj është përfolur për një lidhje dashurie me një biznesmen nga India, Chetaan Sandesara, 24 vjet më i madh.
Gjatë rrëfimit të saj ish-missi ka theksuar rëndësinë e një mashkulli në krah, duke ngritur kështu dyshime se është në një lidhje dashurie.
“Është ma ndryshe kur e ke një mashkull në krah”, duke shpjeguar se mbështetja dhe inkurajimi nga partnerët mund të ndihmojnë në avancimin e karrierës dhe realizimin e objektivave personale.