Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren.
Sipas raportit të policisë, viktima kishte pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë.
Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Prizren / 12.09.2024 – 18:00. Viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për shkak se kishte pësuar lëndime pasi dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./teve1.info/