Lajme

Bastisja në Leposaviq – Sekuestrohen mbi 5 milionë dinarë, 57 mijë dollarë e 10 mijë euro

Policia e Kosovës ka kryer një operacion bastisjeje në Leposaviq të enjten, ku janë sekuestruar sasi të mëdha parash dhe prova që lidhen me shpëlarjen e parasë dhe keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike.

Sipas njoftimit, njësitet policore kanë kontrolluar dy lokacione, përfshirë një bankë dhe degën e Thesarit të Serbisë dhe kanë sekuestruar 5 milionë e 772 mijë e 313 dinarë serbë, 57 mijë e 626 dollarë amerikanë, 10 mijë euro, 2 mijë e 790 franga zvicerane, si dhe dy shtëpiza kompjuteri dhe pajisje të kamerave të sigurisë.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe vula dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë veprimtaritë e paligjshme të këtyre institucioneve.

“Rr. 24-Nëntori, Leposaviq / 20.05.2024 – 11:30. Lidhur me rastin, me 12.09.2024 njësitet policore kanë  kryer kontroll në dy lokacione, nën dyshimin se institucionet financiare kanë kryer veprat e cekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5,772 313.00- dinarë serb, 57,626.00-dollarë amerikan, 10,835.00-euro, 2,790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë. Po ashtu janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë kryer në konsultim e koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.