Lajme

Aeroporti i Prishtinës me sistem të qëndrueshmërisë mjedisore, Vokshi: Kemi arritur në fazë 3+ të neutralitetit të karbonit

Aeroporti i Prishtinës, për të kontribuuar në ruajtjen e ambientit, ka krijuar sistemin e tij të qëndrueshmërisë mjedisore që të ketë qasje në ndikimin global gjatë operimeve.

Kështu bëri të ditur përfaqësuesja e menaxhimit nga Limak Kosova International Airport, Besarta Vokshi, në konferencën e III-të Ndërkombëtare për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike, ku kanë vazhduar diskutimet për rolin aktervë të ndryshëm për të ardhmen e gjelbër.

Ajo ka potencuar se aeroplanët kanë ndikim te madh në ndotjen globale, prandaj për këtë kanë marrë masa për të kontrolluar nivelin e ndotjes.

“E dimë që kemi ndikim të madh në ndotjen globale, ne si aeroport kemi krijuar një sistem të qëndrueshmërisë mjedisore që të kemi qasje për ndikimin global gjatë operimeve dhe që ndikimi global të jenë sa më e vogël dhe i kontrolluar nga ne, për me përkrahë këtë ndikim tonë që e shkarkojmë e kemi krijuar një sistem të menaxhimit të cilësisë së kualitetit, ambientit dhe energjisë. Ne si aeroport kemi arritur në fazë 3+ të neutralitetit të karbonit. Kemi arritur të përmirësojmë ndjeshëm ndikimin e energjisë. Për konsumimin e energjisë i kemi edukuar punonjësit tanë që ne kemi ndikim në ndotjen e mjedisit. Ky ka me qenë projekt shumë mbështetës për shfrytëzimin e energjisë elektrike. Një punë e rëndësishme është edhe reduktimi i ujit, me ndërtimin e aeroportit të ri kemi ndërtuar një fabrikë të ujit në Vrellë, aty trajtohet me sistem biologjik. Një gjë tjetër është edhe menaxhimi i mbeturinave”, ka thënë Vokshi.

Ndërsa, Valbona Dushi nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, ka thënë se qëllimi i politikës industriale është transformimi nga ajo klasikja në industri më të avancuar.

“Zhvillimi industrial është shumë i lidhur me digjitalizimin dhe inovacionin që janë faktorë shumë kyç. Nëse flasim për ekonominë e gjelbër janë të lidhura të gjitha njëra pas tjetrës. Rritja e eksporteve që synohen vende të BE-së, gjatë analizave qe i kemi bërë që Kosova është në hapa të hershëm, shihet që sektori privat që është duke u ballafaquar që kanë teknologjinë dhe e kanë përqafuar teknologjinë e gjelbër”.

“Janë 175 kompani ricikluase që e bëjnë riciklimin. Hartimi i strategjisë për zhvillimin industrial është punuar për herë të parë, objektivat janë te fokusuara në industrinë e gjelbër dhe ruajtjen e resurseve natyrore. Është duke u hartuar strategjia për inovacion dhe investime. Këto masa kanë qëllimin e kësaj politike industriale të transformojmë nga ajo klasikja në industri më të avancuar. Të gjitha këto aktivitete janë pjesë e planit të rritjes dhe nga tregu i përbashkët. Vërehet se sektori privat ka rritje te ndërmarrjeve dhe të punësimit dhe investimeve të teknologjisë”, ka thënë Dushi.

Zëvendës Shefja i Grupit, Menaxhimi i Kredive dhe ESG, Banka Kombëtare Tregtare, Jehona Oruqi ka deklaruar se fokusi i bankës është të përkrahim sa më shumë projekte të qëndrueshmërisë, duke shtuar se në kompaninë e saj kanë reduktuar plastikën dhe letrën.

“Ne si bankë faktorët qe kemi parë të rëndësishëm, pjesën iniciative të bankës në zhvillimin e kredive, ne si bankë jo vetëm të bëjmë vetëm rritjen financiare po bëjmë promovimin e qëndrueshmërisë. Në një të ardhme të afërt do të rritet kërkesa ndërkombëtare të aplikimit të qëndrueshmërisë. Aplikimi i parimeve qëndrueshmërisë do të ndikojë në rritjen e mbrojtjes së mjedisit. Shtyllat kryesore që jemi bazuar është pjesë e kujdesit mjedisor social dhe financimi i gjelbër. Ne si bankë kemi treguar përkushtim dhe përkrahje ndër vite. Në pjesën mjedisore inovacionet tona është që bëjmë reduktimin e letrës, gjithashtu në reduktimin e plastikës. Pjesë përbërëse e strategjisë tonë është edhe financimin e gjelbër dhe produktet që ne ofrojmë të ndikojnë në parimet e qëndrueshmërisë. Fokusi jonë është të përkrahim sa më shumë projekte të qëndrueshmërisë”, ka thënë Oruqi.

Antigona Bejtullahu, Shefe e Qëndrueshmërisë dhe Komunikimit në Raiffeisen Bank në Kosovë, ka thënë se qëllimi i praktikës së qëndrueshmërisë është edukimi i klientëve dhe bizneseve për një ekonomi të gjelbër.

“Ndikimi jonë në pjesën e financimit është që të shohin ndikimin në ambient dhe në vendin ku jetojnë. Ne kemi vendosur që jo vetëm të vetëdijesohen klientët por edhe stafi jonë. Kjo është për faktin që të shërbejmë si shembull me raportin financiar. Kjo ka qenë një nga faktorët dhe strategjitë tona për të edukuar dhe këshilluar edhe bizneset dhe klientët “, ka theksuar Bejtullahu.