Lajme

Arrestohet asambleisti i LDK-së në Podujevë për sulm fizik ndaj Shpejtim Bulliqit

Është arrestuar asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Enver Rrahmani, i dyshuar për kanosje dhe sulm fizik ndaj kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi.

Sipas raportit policor, Rrahmani pas intervistimit të tij, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, Rrahmani dhe Bulliqi, janë përplasur verbalisht, të enjten në seancën e Kuvendit Komunal të Podujevës.

Gjithashtu, Rrahmani në një videoincizim shihet edhe duke iu afruar Bulliqit dhe pastaj ndërhyjnë asamblistët e tjerë.

Sipas degës së VV-së, në Podujevë, rasti ka ndodhur për shkak të një debati rreth kërkesës së LDK-së për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit për Komunitete, Demokrat Hodolli. /teve1.info/