Policia e Kosovës ka hasur në pamflete në veri të vendit me përmbajtje të urrejtjes dhe përçarjes.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani.
“Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi has në pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale rasti iniciohet si nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”, tha Elshani.
Sipas tij deri tani nuk ka persona të dyshuar e as të arrestuar.
“Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha Elshani.
Raportohet se mbrëmë gjatë natës në veri të vendit, janë shfaqur pamflete me mbishkrime kërcënuese një ditë pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale për rastin e Banjskës.