ShowBizzz

I bllokuan makinën dhe i hoqën patentën, Hati ironizon policinë (Reagimet)

Ditën e djeshme, çifti i njohur nga TikTok, Jashar dhe Hatixhe Brika, u përfshinë në një incident me policinë rrugore, e cila ka sekuestruar mjetin e tyre luksoz dhe i ka gjobitur ata për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Pas ngjarjes, Hatixhe Brika, e njohur si Hati në rrjetet sociale, ka reaguar me ironi ndaj autoriteteve.

“Bravo policia për punën e lodhshme dhe t’pandalur, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot”.

Ndër të tjera, ajo i bën thirrje partnerit të bëjë gati helikopterin, ndërsa ndan edhe video duke parë mjete të tjera në sallone makinash luksoze.

“Jemi që jemi, po shikojmë për makinën e radhës”, shkruan ajo.

Ndërkohë, ditën e sotme ajo shkruan:

”Merrini mirë informacionet herë tjetër”,– teksa ndodhet brenda makinës, në vendin e pasagjerit, duke nënkuptuar se patenta iu është hequr vetëm asaj, e jo partnerit, Jasharit.

Sikurse shihet, asnjë masë nuk i ndalon e nuk i vë fre aventurave e dëshirave që Hati dhe partneri i saj kanë.

Ky shembull, nuk është ai që duhet promovuar në rrjetet sociale, aty ku të rinjtë kalojnë shumicën e kohës.