Lajme

“Kosovën e kemi humbur, Serbia është…”, ja çka tha Vuçiq për pushtimin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se Kosova është një territor i pushtuar, që i është marrë Serbisë me forcë.

Komentet Vuçiç i bëri në një deklaratë për mediat për çështjen e Kosovës, ku tha se Serbia është sulmuar brutalisht dhe kundër legjislacionit ndërkombëtar.

Vuçiç tha gjithashtu se Serbia e ka paguar shtrenjtë çmimin e moskuptimit të politikës.

Sot do të flasim edhe për pushtimin. Kosovën e kemi humbur në popullatë dramatikisht dhe gjeografikisht që nga viti 61-81. Shqiptarët kanë pritur momentin e tyre dhe ne nuk kemi kuptuar ato që kanë ndodhur në botë dhe për këtë kemi paguar një çmim të lartë.

Një çmim të lartë me viktima, ku më të shumtët kanë qenë serbët. Por me viktima edhe te shqiptarët, boshnjakët, kroatët. Nuk e kemi kuptuar qartë disa gjëra. Pra paguhet shumë çmimi i të moskuptuarit të politikës. Në mënyrë të paligjshme, në mënyrën më brutale, ne jemi sulmuar dhe është bërë një agresion kundër Serbisë.

Nuk mund të anashkalojmë faktin se edhe një numër i madh i shqiptarëve e kanë pësuar tragjikisht nga kjo. Pastaj kemi nisur me përrallat, që në zhargonin basketbollist shiteshin si tulla. Në 2028 Kosova u shpall e pavarur”, tha Vuçiç.