ShowBizzz

“Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë” – Santiana shpalos detaje nga ndarja

Santiana Maloku, bukuroshja e njohur nga Big Brother VIP Kosova, ka zbuluar detaje për ndarjen e saj nga i dashuri Lirimi në një intervistë ekskluzive për Prive.

Pas daljes nga spektakli i njohur, lidhja e saj me Lirimin kishte vazhduar deri më sot.

Në intervistën e saj, Santiana ka bërë të ditur se ajo ka qenë ajo që ka marrë vendimin për ndarjen.

“Po është e vërtetë, unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë. Hapin e kam marrë unë. Vetëm dua ta cek që nuk ka pasë diçka shumë të madhe që ka arritur deri te ndarja, nuk është që ka qenë një arsye, arsyeja ka qenë që unë nuk jam ndier mirë kur kam dalë nga Bigu, dhe kam vendosur të shkëputem pak, për një kohë të caktuar, ndoshta përgjithmonë, nuk e di”, u shpreh Santiana.

Më tutje ajo vazhdoi: “Lirimi është një person shumë i mirë edhe ndoshta e meriton dikë më të mirë se unë, nuk e di. Do t’i uroja shumë fat, edhe është një pjesë shumë e ndjeshme e imja që nuk kisha pasë shumë qejf ta diskutoj shumë se edhe ai nuk ka qejf, edhe pse të gjithë e dinë kush është tashmë.

“Ia kam uruar ditëlindjen, nuk ma ka kthyer mesazhin. Ai e di shumë mirë çfarë personi jam unë, kam qenë një kohë të gjatë me të. E di edhe ai që nuk kam qenë mirë atëherë kur e kam marrë këtë vendim. Veç kisha dashur ai të jetë mirë, sepse e meriton të jetë personi më i lumtur në botë”, përfundoi bukuroshja.

Kjo intervistë ka sjellë një pasqyrë të qartë për ndarjen e çiftit, dhe tregon përpjekjet e Santianës për të ruajtur respektin dhe ndjeshmërinë ndaj ish-partnerit të saj.