Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje në Fushë Kosovë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, ku dyshohet se bëri vetëvrasje.
Policia ka nisur hetimin, ndërsa akoma s’dihet motivi i këtij rasti të dhimbshëm, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se gruaja që po dyshohet se i dha fund jetës është Nazmije Xhigoli.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
ks