Emri i moderatores Almedina Ismajli është lakuar së fundmi në mediat rozë, duke ngritur spekulime se ajo mund të jetë një nga pjesëmarrëset e edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP Kosova”.
E njohur për rolin e saj në disa programe televizive, Almedina ka krijuar një reputacion të mirë mes publikut shqiptar, por ajo njihet edhe si motra e modeles së famshme, Arbenita Ismajli.
Megjithëse deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Almedina për këto spekulime, diskutimet për përfshirjen e saj në këtë reality show vazhdojnë të qarkullojnë.
Njerëzit janë duke pritur të shohin nëse do të bëhet zyrtare pjesëmarrja e saj, gjë që do t’i shtonte një dinamikë interesante spektaklit.
lokimagazine