Dafina Zeqiri është martuar me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin, në një ceremoni private më 13 shtator 2024. Dasma u mbajt në Prishtinë dhe u celebrua nga kryebashkiaku i qytetit, Përparim Rama.
Këngëtarja ndau momente të veçanta nga dita e saj, duke postuar në rrjetet sociale fotografi dhe video që shfaqin unazat e martesës së tyre.
Në këtë ditë të rëndësishme, Dafina tërhoqi vëmendje me një fustan të bardhë të shkurtër, duke ruajtur stilin e saj të veçantë dhe modern.
Ky hap erdhi pas një propozimi romantik dhe një lidhjeje që ka zgjatur për më shumë se një vit.
Galeria fotografike
bal