ShowBizzz

Iu pezullua patenta, me këmbët përpjetë, Hati ironizon sërish policinë

Duket se Hatixhe Brika, TikTok-erja e njohur shqiptare, nuk e ka pritur aspak mirë heqjen e patentës nga policia.

Patenta iu pezullua për dy muaj dhe u gjobit me 20,000 mijë lek pasi Hatixhe postoi disa video në rrjetet sociale ku shihej duke drejtuar mjetin përtej normave të shpejtësisë.

Mirëpo pak më parë ajo ka postuar një video ku dukshëm ironizon punonjësit e policisë së shtetit.

Në video, TikTok-erja tregon se është duke udhëtuar por kësaj here shofer është bashkëshorti i saj Jashar Stojku. Emër shumë i njohur pasi është bërë viral nga videot me mijëra shikime të Hatit.

Ajo ka thënë me nota ironie se edhe pse i është sekuestruar patenta ajo udhëton “për shtatë palë qejfe” si pasagjere e partnerit të saj.

@__hatiii Merrini lajmet e sakta heres tjeter😘 #fyp #foryoupage #viral #funny #funnymoments #justforfun #dramatiktok #albaniangirl #🇦🇱🇽🇰 ♬ original sound – ✨h a t i✨



ks