Lajme

Gërvalla pas masave të Vuçiq: Ndërkombëtarëve u bëjmë thirrje të dënojnë me gjuhë të qartë

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas konferencës që mbajti presidenti serb Aleksander Vuçiq nga ku prezantoi disa “masa” për Kosovën.

Gërvalla i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të dënojnë me qëndrimet e Vuçiq.

“Faktorëve ndërkombëtarë u bëjmë thirrje të dënojnë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura qasjen, sjelljen dhe gjuhën agresive dhe armiqësore të Aleksandër Vuçiçit karshi Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Sipas saj, synimi i Vuçiq është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon dhe pengimi i proceseve integruese.

Tutje, ka thënë se Kosova është më e fortë se kurrë.

“Deklarata e tij për kinse shpalljen si të paligjshme të te gjitha organeve të institucioneve në Kosovë, është përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë e Kosovës. Synimi është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon, pengimi i proceseve integruese, në sinkron të plotë edhe me interesat e Rusisë.