Rreth 80 përqind e maturantëve që aplikuan për studimet e larta në Shqipëri, tashmë janë studentët më të rinj në universitete. Mbyllja e raundit të parë të regjistrimeve tregon se nga cilat degë u orintuan këtë vit maturantët.
Ashtu si dhe në fazën e aplikimit, edhe në procesin e pranimit, programet e IT, Mjekësisë dhe i inxhinierisë janë më të preferuarat. Kuotat për këto degë u plotësuan që në ditët e para.
Këtë vit 70% e studentëve të rinj zgjodhën Universitetet Publike, ndërsa 30% do të studiojnë në shkollat e larta private.
Referuar regjistrimeve sipas programeve të studimit, Universiteti i Tiranës mban vendin e parë për numrin më të lartë të pranimeve, ndërsa në rrethe kryeson Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”. Referuar të dhënave nga Rrjeti Akademik Shqiptar këtë vit ka rritje të regjistrimeve në Univeristetin Bujqësor dhe në programet dy vjeçare. Ndërsa degët e mësuesisë janë në të njëjtat nivele si një vit më parë. Ndërkohë afro njëmijë kandidatë po ndjekin lëvizjet e listës dhe kuotat bosh për t’u pranuar në raundin e dytë të regjistrimeve i cilido të vijojë deri javën e parë të tetorit.