Lajme

Parashikimi i motit/ Reshje shiu, erë dhe shtrëngata, temperaturat maksimale në 23°C

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afatshkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere.

Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.  Orët e pasdites sjellin dobësim të ndjeshëm të shirave në territor; megjithatë situata e motit vijon e paqëndrueshme.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./ abcnews.al