Kanë dalë fotografi dhe video nga dasma e vajzës së Lutfi Hazirit, Këngës e cila është martuar ditë më parë.
Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet edhe politikani Lutfi Haziri duke qarë për të bijën.
Derisa nëna e Këngës, Myrvetja i këndonte të bijës në dasmë.
Familjarë, shumë miq dhe të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, u mblodhën në këtë gëzim të përbashkët të familjeve Gjonaj dhe Haziri. Anëtarë ndër vite të Qeverive të këtyre vendeve, Parlamenteve, qeverisjes vendore dhe institucioneve të tjera, ishin të pranishëm në ceremoni.