2
Askush nuk do ta marrë me mend se përbërësi kryesor është patatja, sepse shija është fenomenale
Përbërësit:
* 1 kg patate
* 500 gr sheqer
* 250 gr margarinë
* 3 qese sheqer vanilje
* 200 gr arra të bluara
* 200 g thërrime buke
* 100 g çokollatë gatimi
* pak ekstrakt rumi
* 1-2 qese krem të përgatitur me ujë
Përgatitja:
1. Patatet i ziejmë dhe bëjmë pure (pa erëza) dhe masës së ngrohtë i shtojmë margarinën, sheqerin, sheqer vaniljen, arrat dhe thërrimet e bukës.
Masën e ndajmë në dy pjesë, njërës i shtojmë çokollatën (ose kakaon) e shkrirë, në tjetrën rumin.
2. Formoni tortën në mënyrë që pjesa e errët me çokollatë të jetë në fund, dhe pjesa me rum të jetë sipër saj.
Mund të lyeni sipër krem dhe të dekoroni me çokollatë.
Shijojeni,
ks