LifeStyle

Maskë me lëng portokalli për një fytyrë që rrezaton nga mirëqienia

Kur mendojmë për portokallet dhe vitaminën C, automatikisht mendojmë edhe për bukurinë. Në këtë artikull do të mësoni si të përgatisni një maskë për fytyrat në moshë me portokall. I jep fytyrës shkëlqim dhe jo vetëm.

Përgatitja e kësaj maske është vërtet e thjeshtë dhe e shpejtë. Është edhe ekonomike duke qenë se duhen pak përbërës. Kjo maskë anti-rrudhë shfrytëzon në maksimum vetitë natyrale të portokalleve.
Ju duhen:
Lëngu i një portokalli
Kos natyral
Një lugë kafeje miell
Përzieni përbërësit derisa të homogjenizohen më pas aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni për 10 minuta. Ju kujtojmë se produktet me bazë portokalli janë fotosensitive, prandaj mos dilni në diell pasi të keni aplikuar këtë maskë.

Këshilllë. Për një veprim eksfoliant, mund t’i shtoni kësaj maske edhe pak kripë.



ks