Lajme

Këshilltari i Kurtit ‘godet’ Haradinajn: Ndoshta i jep tokë Serbisë si Malit të Zi

Hysamedin Feraj, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka reaguar ndaj Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, në lidhje reagimin e këtij të fundit për konferencën e Vuçiqit.

Feraj tha se Haradinaj “ndoshta i jep tokë Serbisë si Malit të Zi” duke e shtjelluar për gjoja të parapëlqyer si kryeministër nga Serbia.

Postimi i Ferajt:

Logjikë ala Ramush:

Vuçiqi po do me i shërby Kosovës, por po e pengon Albini që po i shërben Serbisë. Prandaj, që të mund t’i shërbejë Kosovës, Vuçiqi po kërkon ta ketë kryeministër të Kosovës Ramushin në koalicion me Listën serbe, dhe pastaj se me LDK-në apo PDK-në, s’ka rëndësi.

Po pse Ramushin?

Ndoshta sepse derisa i dha territor Malit të Zi i jep edhe Serbisë, dhe kështu, ndryshe nga Kurti, e shkatëron Serbinë.