Sara Hoxha u ka dhënë mundësinë ndjekësve (dhe jo vetëm) që t’i bëjnë disa pyetje në llogarinë e saj në Instagram dhe një prej pyetjeve ishte se nëse do të jetë këtë sezon gara e kërcimit “Dancing with the Stars”.
Sara u përgjigj duke thënë se jo, por sërish është një prej produksioneve më të arrira në vend.
“Jo, nuk do të jetë në TV këtë sezon, por duhet thënë që “DWTS” mbetet një nga produksionet më të arrira në televizonet shqiptare. Do të vijë së shpejti”, shkroi Sara.
Kujtojmë se kjo garë kërcimi është krijuar në SHBA dhe përkon me një sfidë televizive ku personazhë të famshëm garojnë për të fituar çmimin e madh. Ata bëhen çift me një balerin/ë profesionist/e dhe një juri e caktuar vlerëson performancën e tyre. Çifti që merr më pak pikë, eliminohet.
“DWTS” është transmetuar për herë të parë më 18 shkurt 2010 në Vizion Plus dhe Tring. Për 8 vite u transmetua në të njëjtin televizion, më pas, në 2022-shin patenta i kaloi Top Channel.