Dosja 500 faqe me provat që bënë të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Malltezi zbulon të gjithë skemën dhe rrugën që ndoqi ish Kryeministri për të arritur deri në privatizimin e Kompleksit Partizani.
Privatizimi e objekti ushtarak me investime publike dhe impianti sportive aktive ndalohej nga ligje dhe procedura por gjithçka u zhbë me ndryshime ligjore, VKM të dedikuara dhe vendosjen në funksion të gjithë aparatit shtetëror, nga institucionet në varësi të ministrat.
“Shtetasi Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, me detyrën për t’i shërbyer qytetarëve, ka zgjedhur t’i japë ligjeve dhe akteve nënligjore, formën që i përshtatet interesave të familjes së tij’’.
Kështu shkruhet e zeza në të bardhë në dosjen e SPAK plote me prova, me të cilën mori të pandehur Sali Berishën, dhëndri Jamarber Malltezi, bashkëpunëtorin e tij dhe bashkëpronar Xhimi Begeja dhe investitorin Fatmir Bektashi, i akuzuar për korrupsion aktiv. Dosja fakton të gjitha lëvizjet që ish Kryeministri ndërmori për të realizuar qëllimin, privatizimin e ish Kompleksi Partizanit për të përfituar miliona euro dhëndri i tij dhe që në mënyrë indirekte shkonin edhe për llogari të vetë Berishës.
Të gjitha skemën, e implementuar që ditët e para kur Kryeministri ishte në detyrë pas zgjedhjeve të vitit 2005, që fillon me veprime në terren, vazhdon me ndryshime ligjore dhe përfundon deri edhe me presione direkte kujt nuk vendosej në rresht për ta mbyllur me urgjencë misionin.
Sapo Berisha erdhi në pushtet, pronarët me në krye Jamarber Malltezin u organizuan dhe aplikuan menjëherë për privatizimi e Kompleksi Partizani qe ishte ndërtuar mbi tokën e 5 familjeve, një nga të cilat familja Begeja, për të cilën dhëndri i Kryeministrit është nja nga trashëgimtarët. Rolet ishin të ndara. Në dosje përmendet se vërtetohet se Fatmir Bektashi, pronari e firma Kontakt, ka premtuar dhënien e një pjese të përfitimit që do të realizohej nga shitjet e objekteve që do të ndërtoheshin në territoret e 2 klubeve sportive “Partizani” dhe ky premtim bazohej në kërkesën e realizimit të kthimit të plotë të territoreve, privatizimin e objekteve në brendësi, ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi dhe për leje ndërtimi. “I vetmi që kishte pushtetin e mjaftueshëm për të kontrolluar të gjithë sektorët ku mund të realizoheshin këto objektiva, ishte Sali Berisha”, thuhet në dosje dhe kontaktet për arritjen e këtij qëllimi, janë realizuar mes dhëndrit të tij Malltezi e Fatmir Bektashit.
Ka qenë pikërisht Berisha ai që ka marrë përsipër përmbushjen e kërkesave, duke pranuar shpërblimin që në vijim i kalonte familjes së vajzës së tij.
Jamarbër Malltezi do të bënte çdo gjë duke lëvizur fijet në hije, ndërsa persona që merrej dukshëm me procedurat ishte Fatmir Bektashi dhe ortaku i tij dhe njëri prej trashëgimtarëve, Xhimi Begeja. Malltezi me grupi e vete, kishin disa pengesa ligjiore që ta vinte në funksion planin e tij pasi ligji premtonte kthimin e pronave vëtëm kur ato ishin të lira dhe kompensimin e tyre, kur ato ishin të zëna, dhe kompleksi sportiv “Partizani” konsiderohej edhe aset i Forcave të Armatosura. Por për të gjitha këto do të mendonte vjehrri i tij.
Pak ditë pasi mori pushtetin Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe ai i Ekonomisë Genc Ruli filluan procedurat e privatizimi në kohë rekord. Një hap i rendesishëm ishte kalimi në qeveri i ndryshimeve në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës, duke e vendosur këtë strukturë nën kontrollin e plotë të Kryeministrit Berisha dhe duke ndryshuar disa kushtet për privatizime.
Mes te tjera ndryshoi neni 6, në këtë mënyrë: Subjekteve të shpronësuara u kthehen të gjitha pronat e paluajtshme në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, por që janë jashtë strukturës së Forcave të Armatosura, dhe në çdo veprimtari tjetër të institucioneve të ndryshme shtetërore, por që janë jashtë destinacionit të veprimtarisë së tyre.
Më 17 korrik 2006, Këshilli i Ministrave nën drejtimin e Sali Berishës propozoi sërish ndryshimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronës dhe ndryshoi varësinë e Komitetit Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave dhe krijoi Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Me mekanizma ligjorë Berisha ia mori Kuvendit dhe e vuri nën varësinë e Këshillit të Ministrave, pra në varësinë e tij direkte. Edhe Organika, drejtuesit dhe struktura e AKKP-së përcaktohen me urdhër të kryeministrit me propozimin e Ministrit të Drejtësisë dhe ishin totalisht në varësinë e Berishës.
Sapo Berisha kishte përfunduar struktura e AKKP, 5 familjet me në krye Jamarbër Malltezin kanë paraqitur kërkesën për kthimi i pronës. “Pse nuk e kanë bërë kërkesën më përpara?’’ shkruan SPAK në dosje.
Procedurat e privatizimit të ish kompleksit Partizani, është bërë nga AKKP dhe është vendosur kthimi i pronave për 4 familje brenda një afat nje vjeçare. Titullarja e parë që shqyrtoi dosjen, ka qenë Justina Boriçi e cila ka përmendur Sali Berishën në dëshminë e saj në SPAK dhe thotë se e ka takuar personalisht Berishën, ndërsa të gjitha emërimit vinin nga Kryeministria. Punonjësit i bënë lëvizje me shpejtësi duke caktuar me urdhër ‘’dosje Partizanin’’ si dosjen e parë që duhet të shqyrtohet, dhe pa respektuar procedurat, me akt ekspertime fiktive, procedura të pandjekura sipas parashikimeve ligjore dhe duke anashkalur mijëea dosje te pronarëve të tjere që ishin në pritje për të shqyrtuar. Me të njëjtat shkelje është kontastuar edhe një tjetër institucion, ZVRPP. Sipas SPAK zyrtarë të tij kanë shkelur ligjet dhe procedurat, ndërsa edhe këtu ata që janë marrë me procedurat kanë rezultuar të njohur apo në lidhje interesi me Malltezin, Bektashin apo Begejan.
Duhet nënvizuar se SPAK ka arritur në përfundimin se anëtarë të të dyja institucioneve, si AKKP por edhe ZVPRRR kanë marrë apartamente falas nga firma e Malltezi, Begeja dhe Bektashi në pallate që duhet të ndertohen.
Një tjetër institucion që u vendos në dispozicion të Berishës dhe privatizimit të Partizanit ishte KRRTRSH. Me vendimin e firmosur nga Sali Berisha në postin e kryetarit më 21 Nëntor 2006 miratohet ndryshimi i planit rregullues të Qytetit të Tiranës në lidhje me zonimin funksional për disa zona të qytetit” ku përfshihet dhe zona me sipërfaqe 0.7 ha në Rrugën “Frosina Plaku”, e cila ndryshohet nga “zonë sportive” në “zonë banimi”. Vendim i cili do të mundësonte ndërtimin në atë zonë. E gjithë kjo u konkretizua me miratimin në të njëjtin institucion të planin vendor të Tiranës më 15 shkurt 2013.
SPAK sqaron shumë mirë procedurën e ndryshimit të destinacionit që ka përfshirë fillimisht komitetin teknik te Bashkia në kohën kur kryebashkiak ishte Edi Rama, pastaj KRRT e Tiranës ku shumica e kishte PD dhe në fund u implementua me firmë të Sali Berisha si kryetar i KKRTRSH. Një nga anëtarët e KKRT Tiranës i lidhur me familjen Berisha sipas SPAK ka përfituar një apartament falas “për mbështetje të ofuar kompansë Homeplan’’.
Berishës iu desh të ndryshonte rrugës së privatizimit të Partizanit edhe ligjin për sportin. Në qershor të vitit 2008, Këshilli i Ministrave propozon në parlament ndryshime në ligjin Për Sportin, duke parashikuar që, “terrenet sportive, mund të privatizohen nga pronarët e truallit.” Prokuroria vëren se si, në mënyrë shumë ironike, relacioni shoqërues për ndryshimin ligjor sugjeron se ndryshimi është “në përputhje me politikën qeveritare, për zhvillimin e sportit, rritjen e shërbimit cilësor, për arritjen e niveleve të larta në sport”, por ndërkohë vendin e një terreni të rëndësishëm sportiv e zuri ndërtimi i kullave disa milionëshe. Pas këtij ndryshimi ligjor të Berishës, procedurat për privatizimin ecën edhe më me shpejtësi.
Në dhjetor 2008, Këshilli i Ministrave, drejtuar nga Sali Berisha, merr një vendim tjetër, në bazë të së cilit, pronat shtetërore privatizoheshin duke u paguar 20% me lekë dhe 80% me bono privatizimi. Rrjedhimisht, pjesa shtetërore e tokës në fjalë u privatizua me një çmim substancialisht më të ulët, për shkak se bonot e privatizimit, dokumente të lëshuara fillimisht në vitin 1996, kanë vlerë tregtare sa 3 apo 5% të vlerës nominale.
Po struktura Malltezi-Berisha-Bektashi e kishte zgjedhur një rrugë akomë më të theshtë për të kursyar disa milionë euro: sipas SPAK akti i vlerësimit të ndërtesa që duhet të paguajnë nga ish-pronarët (ndryshe nga toka që u ktheu falas) u realizua ne shkelje të ligjit nga dy ekspertë që kishin lidhje personale për Fatmir Bektashi dhe Argita Berisha. Rezultati është se duke nënvleresuar ndërtesa, trashëgimtare kanë paguar 4.3 miliona euro më pak. Por jo vetëm kaq: mes toka të këtyre kishin edhe 870 metra katrore trualli Shteti, që ata duhet të kishin paguar 23 milionë lekë të reja, por që struktura qeveritare bujar i Sali Berishës i ka falur.
Privatizimi i kompleksit Partizani pengohet edhe nga fakti që kjo pronë duhet të ishte në planin e përhapjes së ushtrisë sipas propozimi të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Por ky status iu hoq pas një ndërhyrjeje të ministrit të Mbrojtjes.
Por jo të gjithë iu bindën Sali Berishës në këtë rrugë. Një ushtarak skrupuloz si Vladimir Qirjazi, në atë kohë gjeneral brigade, Komandant i Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura, i rezistoi 3 vite privatizimit të ish kompleksit Partizani, të cilin e konsideronte në shkelje të ligjit dhe refuzonte të nënshkruante. Por si e zgjidhi Berisha një ‘problem’ të tillë?
Me firmë të Sali Berishës nxirret urdhri i datës 16 prill 2009 për t’i ushtruar kontroll Qirjazit nga Drejtoria antikorrupsion në Kryeministri që drejtohej në atë kohë nga Oerd Bylykbashi. Dhe pikërisht Bylykbashi i dërgon Qirjazit ta inspektojë Ilir Kadiu, një prej pronarëve të pronës në konflikt total interesi, së bashku me një inspektor tjetër, të cilët përpilojnë aktin e inspektimit dhe ngarkojnë me përgjegjësi Vladimir Qirjazin dhe kërkojnë masa disiplinore. Por Qirjazi reziston, edhe pasi në zyrë e kishte thirrur ministri Gazmend Oketa, i cili i kishte thënë ‘duhet të firmoset, ma kërkojnë edhe mua’.
Me dekret të Presidentit Topi nr. 6231, datë 2 shtator 2009, Qirjazi shkarkohet dhe në vend të tij me dekret 6291 datë 7 tetor 2009 emërohet në pozicionin e Komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral Xhemal Gjunkshi. Gjunkshi i gatshëm për t’u bindur urdhrave dhe për të nënshkruar menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim merr gjithçka në dorë. Në vetëm 24 orë bën plot 5 veprime. Vetëm një javë pas emërimit, më datë 15 tetor 2009, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Arben Imami autorizon Xhemal Gjunshin si kompetent për shitjen e pronës. Pa kaluar 24 orë, Gjukshi kalon të gjitha procedurat që ishin të pamundura të kryheshin prej 3 vitesh nga Qirjazi.
Dhe me veprimet me urgjencë të Gjunkshit, tashmë pengesat kishin marrë fund dhe Partizani mund të merrej nga Malltezi, i cili ndërtoi dhe siguroi miliona euro për të gjithë familjen. Pak kohë më vonë Gjunkshi u shpërbleu duke u emëruar deputet në Partinë Demokratike.