Lajme

“Familja që e çoi në këmbë Gjermaninë” – E rrallë, TËVË1 brenda kampit të “Rainbow Family”

Autor: Kreshnik Berisha

Policia gjermane në komunën Gottingen në Gjermaninë qëndrore gjatë gjithë muajit gusht u përballë me një situatë të paparashikuar. Në Parkun Nacional Haarz, një komunitet prej rreth 2 mijë vetësh nga 63 shtete të botës, janë mbledhur duke bërë kamping e duke ndezur zjarrë, veprime këto sipas mediave gjermane, të ndalueshme sipas ligjit. Ajo cfarë e bëri policinë gjermane t’i rrezistojë presionit politik që ishte i madh për t’i larguar qoftë dhe me arrestime e përdorim të forcës, ishte mbase sjellja e komunitetit që po rezistonte largimin me këngë, valle e sjellje jo të dhunshme. Kamera e Tëvë1 ishte brenda kampit të Familjes, e cila e çoi në këmbë Gjermaninë.

Edhe pesë ditë mbahet festa e hënës së plotë.

Vizitat e policisë gjermane bëhen të zakonshme. Presioni politik është i madh.

Në Parkun Nacional Haarz, rreth 3 orë larg me tren nga Dortmundit,janë mbledhur rreth 2 mijë vetë nga 63 shtete të botës.
Kjo është mbledhja evropiane njëmujore e familjes.

Gjatë ditëve të qëndrimit në këtë vend, pati jo vetëm policë me pajisje si dron e helikopter, por kishte dhe zjarrëfikës e punonjës të dikastereve komunale e shëndetësore.

Oficeri Rafael po mundohet përmes negociatave, të bind familjen e madhe të gjejnë tjetër lokacion.

Por familja është pajtuar të mos lëvizin nga kampi.

Dhuna nuk është pjesë e familjes.

Oficeri Rafael që ka barrën më të madhe, po shkon i buzëqeshur me sjelljen paqësore të kampistëve.

Por afati i fundit njëjavorë për të lëshuar Parkun Nacional Haarz ka ardhur. Bashkë me të dhe 100 policë.

Sot është dhe dita e ceremonisë kryesore të hënës së plotë më 19 gusht.

Zjarrëfikësit e fikën zjarrin qëndror dhe policia rrethoi vendin.

Si zakonisht pa dhunë, familja rrethuan policinë dhe kënduan.

Dikush i dha lule policies

Edhe emotikone pozitive për rreth policisë.

Dikush edhe po ironizon me seriozitetin e policisë

E dikush tjetër, po frymëzohej për një vepër arti

Dhe thirrja për të qëndruar të qetë pasi policia po konfiskonte tendat në pjesën tjetër të kampit por jo edhe gjësendet personale.

Dhe asgjë nuk e ndaloi vallëzimin.

Për Izraeliten Nofar Dukman, skenat me policinë nuk i bëjnë përshtypje për shkak të gjendjes në shtetin e saj, Izrael.

“Unë jam Izraelite dhe jam mësuar me praninë e policisë sepse ka shumë demonstrata atje dhe policia atje përdorin mjaftë forcë për të na larguar neve. Kështu që për mua kur shoh policë, nuk më bën përshtypje. Por jam e mahnitur të shoh se si familja, arriti të mblidhet dhe të gjithë e mbështesin njëri-tjetrin me shumë kurajë. Me veprime jo të dhunshme, këndojnë këngë, madje I ofrojnë mirëseardhje policisë, ejani bashkohuni me ne. Ne po protestojmë, pra jemi ende këtu, por nuk e bëjmë në mënyrë të dhunshme”, thotë ajo.

Hugo Villanuera është spanjoll dhe prej dy javësh është me familjen. Ai thotë s’ka rëndësi hiç çfarë do të ndodh, me rëndësi që po e shijon momentin.

“Policia na kishte treguar se do të vinin sot, nuk jemi të befasuar. Nuk e dimë çfarë do të ndodh por ne u sollëm mirë me policinë, me këngë, muzikë, vallëzim. Jam këtu qe 2 javë, po jetojmë me kërcënimet e policisë për t’u larguar por kam mësuar diçka se s’ka rëndësi se çfarë ndodh nesër, ne sot jemi këtu. Po e shijojë momentin dhe jam I lumtur këtu me njerëz të lumtur e të mrekullueshëm”, shprehet Villanuera.

Zjarrfikësit dhe Policia shuan edhe zjarrin në pjesën e kuzhinës.

Nata ra e koha e ushqimit po vjen. Familja vazhdoi traditën, këtë natë jo rreth zjarrit, por policëve që po ndërroheshin çdo orë.

Pas ushqimit të përbashkët, filloi ceremonia e hënës së plotë, pa zjarrin që jep ngrohtësi në këtë ambient malor të freskët.

Nata vazhdoi me këndim e valle deri në agim.

Të nesërmen, policia kishte shkuar pa zbardhur mirë mëngjesi, duke dhënë edhe një javë kohë për t’u larguar, njëlloj sic kishte bërë javëve të kaluara.

Shpërndarja me forcë e familjes do të çonte në dhjetëra kampingje tjera më të vogla nëpër park dhe rreziku nga zjarret do të ishte i lartë dhe i pakontrolluar.

Ky ishte pakti i pashkruar në mes policisë dhe familjes Rainbow.

Dhe kështu javë pas jave, mbledhjes evropiane njëmujore të Rainbow Gathering në Gjermani i erdhi fundi në javën e parë të shtatorit.

Por kush është Familja Rainbow? “Familja Rainbow” është një mënyrë jetese dhe nuk ka të bëjë asgjë me komunitetin LGBT, jo vetëm pse është më e hershme se kjo lëvizje, porse ka qëllime tjera si

Fis me shumë kombësi e religjione, i cili nuk regjistrohet në Kombet e Bashkuara vetëm për shkak të politizimit.

Ka nisur në vitin 1971 nga veteranët amerikan të luftës së Vietnamit dhe aktivistë të të drejtave të njeriut e mbrojtjes së natyrës. Në Evropë ka ardh në vitet 80 dhe është pjesë aktive qysh atëherë në kontinentin e vjetër.

Sivjet, mbledhja evropiane e Rainbow Gathering ishte në Gjermani dhe në kronikën e radhës, kolegu im Kreshnik Berisha i cili ishte brenda kampit, sjell rrëfimin për këtë familje që kultivon Paqen dhe Dashurinë me njëri tjetrin e të jetuarit në harmoni me natyrën.

Ky është civilizimi, ose Babilonia sipas Familjes e cila tashmë ka disa ditë, që ka nisur grumbullimin në natyrë.

Sipas ftesës, lokacioni i ri është në Parkun Nacional Haarz në komunën Gottingen.

Këto 50 orë udhëtim me autobus e tren ishin të gjata.

“Mirë se u ktheve në familje” është mikëpritja e shpeshtë që dëgjon nga vëllezërit e motrat sic quajnë njëri-tjetrin.

Përqafime të gjata gjithashtu.

Edhe përqafime kolektive në momente të tendosura si këto me praninë e policisë.

Madje edhe kur portugesi Riko reagoi që policia po merrte disa tenda, përqafimi e qetësoi.

Pak energji maskuline bën mirë tha një motër.

Dhe ky xhirim nuk do të ishte i mundur brenda kampit, për shkak të rregullave strikte që ka vendosur familja, po të mos ishte policia.

Sidoqofë, policia bëri sikur po i dëbonte e ata bënë sikur po largohen.

Darius Linneman është një gjerman që nuk konsumon duhan as pije alkoolike dhe kjo nuk është hera e parë që është pjesë e familjes.

Ai thotë se të gjithë ne kemi vështirësi në jetë dhe mënyra se si ne e presim me dashuri njëri tjetrin këtu, është e jashtëzakonshme.

“Gjëja që më pëlqen më së shumti në Rainbow Family, është se të gjithë ne kemi vështirësi në jetë dhe mënyra se si ne e presim me dashuri njëri tjetrin këtu, është e jashtëzakonshme. Ndoshta ndonjëherë nuk e shohim dritën në fund të tunelit. Por nuk është kështu. Kur bëhemi një me natyrën, me njerëzit, përpiqemi me të mirën e përgjithshme, është sfiduese por kështu rritemi, bëhemi më të forte”, thotë ai.

Në familje askush nuk i thotë tjetrit çfarë të bëjë sepse nuk ka hierarki. vendimet merren me konsensus, në mbledhjet që organizohen kur është nevoja. Siç ishin vendimet për të mos lëvizur nga këtu.

Për izraeliten Nofar Dukman, magjia e këtij vendi është thjeshtësia dhe shpreson të sjell këtë energji edhe në jetën e përditshme.

Ka shumë muzikë dhe zëra të bukur këtej, është bukur gjithçka. Kjo na lidh neve, natyrshëm. Këtu nuk ke nevojë të njohësh njerëz, thjesht vjen me zemër të hapur dhe ke shumë mundësi, si kur mblidhemi rreth zjarrit në mbrëmje, ose nëpër workshop-e gjatë ditës, ose duke punuar si vullnetar diku. Magjia e këtij vendi është thjeshtësia. Pa agjendë, pa hierarki. Shpresoj të sjellim këtë energji në jetën e përditshme tonën, thotë Dukman.

Vaktet e ushqimit për Familjen janë dy herë në ditë, rreth orës 2 pasdite dhe 8 në mbrëmje. Ushqimi është vegjetarian sepse familja nuk beson në vrasjen e kafshëve për të përmbushur nevojat e njerëzve.

Spanjolli Hugo Villanuera ka mësuar se konfliktet zgjidhen me pranueshmëri dhe sa për ushqimin, i pëlqen shumë.

“Konfliktet nuk zgjidhjen me ndrydhje. Zgjidhjen me pranueshmëri e të cilën e shoh të jashtëzakonshme dhe më ka mësuar shumë. Jam shumë I lumtur që jam këtu. Më pëlqen ushqimi dhe rrethanat kur servohet ushqimi këtu. Janë shumë të mira. Ne mblidhemi dy herë në ditë, dikush të servon ushqim me dashuri, nga shumë vullnetmirë, vërtetë e jashtëzakonshme”, shprehet Villanuera.

Pas servimit të ushqimit, familja vallëzon Magic hat në të cilin mbledh para për të siguruar ushqimin e radhës.

Kush nuk ka para, mjafton të hedh pak dashuri në të.

Punëtoritë për joga, afrikan dance, psikologji e tematika të ndryshme mbaheshin cdo ditë, në cepe të ndryshme të Parkut Nacional Haarz I cili kishte dhe dy liqene të cilët i shfrytëzoi familja.

Ndërsa në mbrëmje, fillon grumbullimi rreth zjarrit me muzikë e vallëzim deri në agim.

Nga gjuhë të ndryshme të botës, duete këngësh në mes arabit e izraelites, ose rusit e ukrainases janë të zakonshme.

Rainbow Family është një mënyrë jetese. Një fis me shumë kombe e religjione që kujdesen për njëri-tjetrin dhe natyrën.

Derisa ka takimi njëmujorë në Parkun Kombëtar Haarz tashmë ka përfunduar, një grup i familjes po qëndron ende për të pastruar ambientin e shfrytëzuar.