ShowBizzz

Shakira detyrohet të largohet nga skena, pasi dikush përpiqet ta filmojë poshtë fustanit

Këngëtarja e njohur, Shakira, është detyruar të largohet nga skena pasi një individ filmonte atë poshtë fustanit të saj.

Ngjarja ndodhi teksa Shakira po kërcente dhe po mahniste audiencën me lëvizjet e saj.

Ndërkohë që shumë njerëz ishin të entuziazmuar dhe po e shijonin momentin, një person kishte filluar të filmonte artisten nga një kënd i papërshtatshëm, nën fustanin e saj.

Në një moment, Shakira është vënë re duke tentuar të parandalohet këtë veprim të papërshtatshëm, duke bërë përpjekje për të ndaluar personin që po filmonte.

Megjithatë, përpjekjet e saj duket se nuk kishin efekt dhe ky individ nuk kishte ndërmend të ndalte.

Kjo situatë ka shqetësuar thellë këngëtaren, e cila përfundimisht ka marrë vendimin për të lënë skenën dhe për të ndërprerë performancën.

Audienca, e cila kishte ardhur për të shijuar shfaqjen e Shakirës, mbeti e zhgënjyer dhe e trishtuar nga ky incident.