Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses ushtrimin fushor ’’Arrow Delta 01’’
Në komunikatën e FSK-së, thuhet se qëllimi i këtij ushtrimi kishte objective testimin e kapaciteteve të togut të rikonicionit dhe togut të mortajave në mbështetje të operacioneve mbrojtëse, si dhe testimin e kapaciteteve të liderëve kyç, raporton teve1.info
“Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kompania e Shtabit (KSH) e Regjimentit të Tretë (R3K), të Këmbësorisë së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses ushtrimin fushor’’Arrow Delta 01’’ Qëllimi i ushtrimit kishte objektivë testimin e kapaciteteve të togut të rikonicionit dhe togut të mortajave në mbështetje të operacioneve mbrojtëse, si dhe testimin e kapaciteteve të liderëve kyç.” – thuhet në komunikatë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të planit po ngrit kapacitetet operacionale, bazuar në praktikat dhe përvojat më të mira të vendeve partnere, të cilat po ndihmojnë FSK-në, me përvojat e tyre.” – thuhet më tej.