Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, sot e ka nisur ditën duke i thënë mirëmëngjesi opozitës.
Basha në një postim në Facebook i është drejtuar “opozitës së koordinuar” duke i thënë se çka ka pasur në Kosovë “si pasojë e koordinimit të tyre”.
“Si pasojë e koordinimit tuaj në Kosovë ka pas:
-Automjete me targa të Millosheviqit,
-Rrymë të pa paguar,
-Institucione paralele,
-Postën e Serbisë,
-Dinarin e Serbisë,
-Kontrabandë,
-Rrugë ilegale,
-Barrikada, dhe
-Radojçiçin kryeministër në veri!”, ka shkruar ai.
“Këto lartë na japin me besu se më shumë keni qenë t’koordinuar me krimin e organizuar se me ndërkombëtarët!”