Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se Kosova ka strehuar edhe një gazetar të ri ukrainas.
Gazetari ukrainas, Kostyantyn Grygorenko, së bashku me bashkëshorten, Svitlana Grygorenko, i janë bashkuar programit “Journalists in Residence – Kosovo”.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se Grygorenko, të dielën në mbrëmje është mirëpritur në aeroportin e Prishtinës, nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, Adem Sylejmani – Koordinator i terrenit, Leonita Morina – Asistente e projekteve, si dhe përfaqësues të MPB-së, Bernardeta Palucaj Lekaj dhe Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Ndryshe, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që nga prilli 2022, e zbaton programin që u mundëson gazetarëve ukrainas që kanë ikur nga lufta, të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë në Kosovë.