Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se asnjë sukses i Kuvendit nuk mund të jetë i plotë pa qytetarët e shoqërinë civile.
“Në një kohë kur në mbarë botën po merr hapësirë keqinformimi, tema globale nga Kombet e Bashkuara këtë ditë është caktuar inteligjenca artificiale. Kjo është një thirrje për vëmendje për të vënë në funksion inteligjencën artificiale. Demokracia mirëmbahet nëpërmjet bashkëpunimit qytetar. Kur flasim për pjesëmarrjen qytetarë, zgjedhjet janë qenësore për demokracinë”, tha ai.
Edhe drejtoresha e NDI, Nancy Soderberg foli për intelegjencën artificiale, për çka tha se edhe në Kosovë ka pasur raste të ndikimit tek gratë.
“Ne jemi të zotuar që të ndërtojmë një sistem të qeverisjes që është llogaridhënies. Kosova ka mundësi për standarde të qarta, duke promovuar tranaparencën për të ndërtuar qeverisje të mirë”, shtoi ajo.
Kryetarja e Forumit për Transparencë Parlamentare, Arbëresha Kryeziu Hyseni tha se Kuvendi është vendi më demokratik, ku shtoi se është rritur transparenca e llogaridhënia.