Indeksi i masës trupore që njihet shkurtimisht si BMI, është një mënyrë e vlerësimit të shëndetit.
Edhe pse është përdorur për dekada me radhë si matës për shëndetin, është kritikuar gjerësisht për thjeshtësimin e tepërt të asaj që do të thotë të jesh i shëndetshëm.
Në fakt, shumë pretendojnë se kjo është një metodë e vjetëruar, e pasaktë dhe nuk duhet të përdoret në mjediset mjekësore dhe palestër.
Çfarë është indeksi I masës trupore?
Indeksi i masës trupore (BMI) është një mënyrë matëse e yndyrës në trup, që bazohet në gjatësinë dhe peshën e një individi.
Ajo u zhvillua në 1832 nga një matematikan belg i quajtur Lambert Adolphe Jacques Quetelet.
Quetelet zhvilloi shkallën matëse BMI, për të vlerësuar në mënyrë të shpejtë mbipeshën dhe obezitetin në një popullsi të caktuar. Me qëllimin për të dhënë një pamje të shëndetit të përgjithshëm të popullatës.
Sidoqoftë, tashmë përdoret gjerësisht për të vlerësuar shëndetin e një individi.
A është një tregues i mirë i shëndetit?
Përkundër shqetësimeve se kjo metodë nuk identifikon me saktësi nëse një person është apo jo i shëndetshëm, shumica e studimeve tregojnë se ndihmon në vlerësimin e rrezikut nëse një person është I rrezikuar për të zhvilluar sëmundje kronike ose vdekje të parakohshme.
Për shembull, studime të ndryshme kanë treguar se një masë trupore më e madhe se 30, rrit ndjeshëm rrezikun e problemeve kronike të shëndetit, të tilla si diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës, vështirësitë në frymëmarrje, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike.
Edhe pse shumë profesionistë të shëndetit mund të përdorin këtë metodë vlerësimi të përgjithshëm të shëndetit të një personi, ky nuk duhet të jetë mjeti i vetëm diagnostikues.