Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Endrik Beba ka ndarë me publikun foto të dy fëmijëve të tij. Liami dhe Dream janë dy fëmijët që ai ka nga marrëdhënie të ndryshme.
”Dritat e syve të mi”- shkruan Endriku përkrah fotove.
Këngëtari foli gjatë kohës kur ishte në “BBV” për periudhën e vështirë që ka kaluar madje u shpreh se ka qëndruar 3 vite pa parë të birin, të cilin e ka me ish-bashkëshorten.
Ai tregoi se djalin e dërguan në Greqi për të marrë kurim, ndërsa vetë qëndroi në Shqipëri sepse i duhej të fitonte para për shpenzimet.
“Kisha 3 vite pa e parë, e kam mjekuar në Greqi sepse ka qenë shumë sëmurë. Një vit para se të dilte COVID u sëmurë, ka qenë shumë alergjik.
Nëse vraponte 10 metra, binte në tokë, vuante nga asmta. Provuam të gjitha spitalet këtu s’po i jepnin zgjidhje, e dërguan në Greqi dhe ia gjetën problemin. U bë mirë pas mjekimit. Por që të shërohej plotësisht duhet të bënte mjekim që zgjaste 6-7 muaj aty. Unë isha i detyruar të punoja këtu, sepse kush do të paguante, gjyshin, gjyshen, mamin”, tha ai.
Ndërsa në lidhje me partneren aktuale, ai ka treguar se janë njohur në një varrim dhe bisedat mes tyre kanë nisur më vonë, duke rezultuar në një lidhje dashurie.
“Jemi njohur në varrim, ishte njohja aty dhe mbas disa kohësh kemi pasur mundësi të fillonim të flisnim. Kisha koncert një natë më para, impakti i parë në bisedë, pyetja që më bëri Klea ishte “Ju jeni diplomat”, i thashë asnjë lidhje me diplomatin, komplet e kundërta. Pastaj jemi takuar më mbrapa”, tha ai.
Këngëtari nisi lidhjen e dashurisë me partneren e re, Klean, pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij, Redina, me të cilën ka edhe një djalë 7-vjeçar Liam. Lajmi se këngëtari ishte ndarë nga bashkëshortja u bë publik në vitin 2022, ndërsa po atë vit ai zbuloi edhe romancën me partneren e re.