LifeStyle

Lumturia lidhet edhe me motin

A ju bën të lumtur dita e mirë me diell, apo jeni të pikëlluar në mot me shi?

Një studim i fundit tregon se sasia kohore mes lindjes dhe perëndimit të diellit ndikon praktikisht në disponimin e çdo njeriu, edhe më shumë se faktorët tjerë si temperatura, ndotja e ajrit dhe shiu.

Ekipi hulumtues ka zbuluar se njerëzit kanë raportuar për më shumë ankth mendor kur ditët kanë qenë më të shkurtra dhe ka pasur mungesë dielli.

Pra, rezultatet tregojnë se gjatësia e dritës së diellit ka më shumë ndikim në disponimin e njerëzve sesa sasia aktuale e rrezeve të diellit që absorbohen. Për këtë konkludim, hulumtuesit i kanë ekzaminuar edhe të dhënat meteorologjike nga Universitetet e ndryshme dhe të dhënat e ndotjes së ajrit.