Lajme

Tahiri: Efektet e para të vizitës së shefit të CIA-s, Kurti e harroi hapjen e Urës së Ibrit

Edita Tahiri, ish-shefja e ekipit negociues të Kosovës në dialog, ka përmendur për efektet që mund t’i japë vizita e shefit të CIA-së, William Burns.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se ndryshime kanë filluar të vërehen edhe tek kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Efektet e para të vizitës së shefit të CIA-s Kurti e harroi hapjen e Urës së Ibrit, ndërsa Vuçiqi harroi vazhdimin e bojkotit, ftoi serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, ka efekte edhe ma strategjike që po ndodhin…”, ka thënë Tahiri