Lajme

Policia jep detaje për gjetjen e një trupi të pajetë në Leposaviq

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me gjetjen e një trupi të pajetë në Lepsovaiq, e që dyshohet se është i një qytetari serb, B.M i raportuar i zhdukur më 12 shtator.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elsahni, ka thënë kërkimet nga data 13 deri më 15 shtator kanë rezultuar pa sukses, ndërsa sot rreth orës 10:20 është gjetur trupi i pajetë.

“Sot me datë 16.09.2024, jemi organizuar së bashku me njësinë e zjarrfikësve nga Leposaviqi dhe rreth orës 10:20, nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës është gjetur trupi i pajetë që dyshohet se ishte B. M.. Janë njoftuar hetimet rajonale dhe mjekësia ligjore dhe rreth orës 13:30 ka përfunduar e tërë procedura dhe trupi i pa jetë është dërgiuar në mjekësinë ligjore në Prishtinë”, ka thënë Elshani.

Sipas tij më datë 12.09.2024 rreth orës 13:00 ne Stacionin Policor –Leposaviq, ka ardhur ankuesi M/S/K D.M. i cili raporton se djali i axhës se tij M/S/K B. M. (47 vjeç), nga data 10.09.2024 diku rreth orës 13:00 është zhdukur dhe deri me tani nuk ka asnjë gjurme ne lidhje me këtë është njoftuar njësia e hetimeve stacionit, hetimet rajonale dhe njësia e zjarrfikësve te cilët kanë dalë në kërkim të personit.