Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka debatuar ashpër me gazetarin Bledi Mane në rubrikën “Trotuar” te E diell.
E gjithë situata nisi kur Mane u shpreh se banorët e këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania” nuk ditën ta menaxhojnë dhe përdorin famën e fituar nga programi.
Këtu ndërhyn Ledjona e cila e pyet gazetarin nëse ka qenë pjesë e reality show-t dhe pasi mori përgjigjen pozitive ja ktheu me ironi: “Nuk të mbaj mend”.
Kaq mjaftoi që mes dyshes të ndizej debati, duke agravuar deri në ofendime profesionale.
“Ke bërë ti gazetari apo gazetaria të ka bërë ty”- ishin fjalët e Manes drejtuar Ledjonës.
lokimagazine