Lajme

Ministrja gjermane: Bllokimi i CEFTA-s rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit

Bllokimi i organizatës rajonale CEFTA rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej në bashkëpunimin tonë rajonal”, kështu ka thënë ministrja e shtetit Gjerman për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann, e cila ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të angazhohet sa më shpejtë në një zgjidhje që lejon të ecet përpara.

Në hapjen e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, Luhrmann ka thënë se për të punuar së bashku për të ardhmen e gjelbër dhe të begatë të Kosovës brenda Bashkimit Evropian, është e nevojshme që Kosova të jetë konstruktive për të gjitha çështjet rajonale.

“Dhe për ta sjellë Kosovën më afër BE-së, ky lloj bashkëpunimi rajonal është kyç. Aktualisht që siç e dini bashkëpunimi dhe organizata e rëndësishme rajonale CEFTA është ende e bllokuar. Manuel Sarrazin po punon shumë për të zhbllokuar CEFTA-n dhe po përpiqet të gjejë zgjidhjen më të mirë të mundshme për Kosovën. Ai ka mbështetjen e plotë të qeverisë gjermane, sepse ne ndjejmë se një bllokadë e vazhdueshme rrezikon të dështojë procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej në bashkëpunimin tonë rajonal. Prandaj, ne gjithashtu i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që tani të angazhohet shpejt në një zgjidhje që na lejon të ecim përpara dhe të afrohemi së bashku, dhe gjithmonë mbani mend se Gjermania është mikja e ngushtë e Kosovës dhe do të qëndrojë gjithmonë pranë jush”, tha ajo./KP/