Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano festoi dje ditëlindjen.
Nano bën 72 vjeç. Ai lindi më 16 shtator 1952 dhe u rrit në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë. Fatos Nano ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë dhe për 14 vjet e 1 muaj kryetar i Partisë Socialiste.
Kjo periudhë përfshin dhe vitet e burgut, kur socialistët vendosën ta mbanin atë kryetar dhe merrnin udhëzime nga qelia për drejtimin e partisë.
Ai është i pari politikan që reformoi Partinë e Punës duke u zgjedhur kryetar i saj si pasardhës i Ramiz Alisë jo vetëm duke i ndryshuar emrin nga Partia e Punës së Shqipërisë në Partia Socialiste e Shqipërisë, por duke e strukturuar dhe drejtuar atë me koncept perëndimor demokratik, ndërkohë që anëtarësia dominohej nga koncepti i vjetër bolshevik e lindor.
Fatos Nano është gjithashtu i pari politikan i kësaj partie që mbajti pa të drejtë peshën e përgjegjësisë për komunizmin duke u bërë i pari socialist që dënoi publikisht nomenklaturën komuniste dhe regjimin e Enver Hoxhës dhe duke ndryshuar edhe mentalitetin komunist në parti.
Fatos Nano kohët e fundit ka pasur disa probleme shëndetësore. Vitin e kaluar ai kaloi disa ditë të vështira për komplikacioneve shëndetësore në mushkëri, ndërsa pas ditë më parë ish-kryeministri theu këmbën.
Nano iu nënshtrua një operacioni, ku iu vendos një protezë e pjesshme.