LifeStyle

Mos e nënvlerësoni gjizën, zëvendësimi i djathit me të ka efekte të mira shëndetësore (dhe financiare)

Dihet nga të gjitë që cmimi i gjizës, edhe pa qenë nevoja ta quajmë rikota, është shumë më i lirë se ai i djathit të bardhë. Por kjo nuk është përparësia e vetme e gjizës.

Mjafton të kujdeseni të zgjidhni një lloj të mirë, pra të pastër, dhe përfitimet shëndetësore prej saj do të jenë të shumta. Së pari, yndyra e gjizës është shumë më e ulët se ajo e djathit të bardhë apo llojeve të tjera të djathit dhe ka një efekt përshpejtues të sistemit tretës.

Gjiza mund të jetë shoqëruese e një veze të zier në mëngjes apo në darkë, së cilës mund t’i shtohet pak avocado, kastravec ose domate, sipas dëshirës.

Shumë shpejt do të shihni ndryshim edhe në kilogramët tuaj!

Eleminimi tërësor i bulmetit nuk është i rekomandueshëm për kockat, për shkak të përmbajtjes së kalciumit, prandaj ideja e zëvendësimit të djathit me gjizë është më e mirë.