Lajme

41-vjeçarja shantazhoi të moshuarin me foto intime! I mori 50 mijë euro dhe…

Një 71-vjeçar nga Prishtina, që kishte një raport intim jashtëmartesor, tentoi vetëvrasjen për shkak të presionit dhe shantazhit që dyshohet se i kishte bërë partnerja e tij 41-vjeçare.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, ndërsa dyshohet se përmes shantazhit 41-vjeçarja ka përfituar edhe një shumë prej afro 50 mijë euro.

“Më 16.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar shtetasja 41-vjeçare, e cila dyshohet se ka shantazhuar një shtetas se do ‘ti publikonte disa foto të tij. Përmes shantazhit e dyshuara ka arritur që të marrë nga viktima një shumë të madhe parash. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë mediat në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për shtetasen Leonora Gashi.

Referuar burimeve nga Prokuroria e Prishtinës raportohet se gruaja e dyshuar dhe 71-vjeçari kanë pasur një raport të afërt, që dyshohet se e kanë mbajtur muaj më parë, por që më pas lidhja u ndërpre për shkak të shantazhit që 41-vjeçarja nisi të ushtrojë.

Nga raportimet mësohet se 41-vjeçarja ka detyruar 71-vjeçarin t’i japë shuma të mëdha parash, duke e shantazhuar se fotot intime do ia dërgonte familjarëve të tij.

Për pasojë, sipas informacioneve të para, 71-vjeçari ka paguar rreth 50 mijë euro, por megjithatë, pamjet që posedonte e dyshuara i shkuan djalit të tij.

Kjo situatë, siç thonë të njëjtat burime e kishte rënduar viktimën, i cili para disa muajsh kishte tentuar edhe të kryejë vetëvrasje, për shkak të presionit.

Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarën, e cila është arrestuar. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanos personin tjetër se do të zbulojë detaje në lidhje me të apo personat e afërm të tij që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tyre dhe në këtë mënyrë e detyron personin e tillë të kryejë apo të mos kryejë ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij apo të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.