Zëdhënësja për antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, ka deklaruar se ndërkohë që kryetari i Bashkisë Tropojë është në arrest shtëpie për “shpërdorim detyre”, ai vijon të kryejë detyra e tij.
Vangjeli deklaron se Byberi komandoi në detyrën e kryetarit të Bashkisë Tropojë, zëvendëskryetaren, Zyra Islamaj, duke marrë përsipër kompetencat e Këshillit Bashkiak, që kanë tagrin të marrin një vendim të tillë.
“Pasi ju komunikua masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, Z. Byberi duke uzurpuar kompetencat e Këshillit Bashkiak si i vetmi organ i cili kryen komandimet në detyrë në rast vakance të kryetarit, z. Byberi komandoi në detyrën e kryetarit të Bashkisë Tropojë, zëvendëskryetaren, znj. Zyra Islamaj.
Qytetarët denoncojnë gjithashtu, se pas vendosjes së masës së sigurisë, Rexh Byberi ka kthyer një bar-kafe në zyrë ku firmos e plotëson shkresa e dokumente”, deklaron Vangjeli.