Ministrja gjermane e Shtetit, Anna Lührmann, ka thënë se gjatë vizitës në Kosovë e ka bërë të qartë se Gjermania kërkon nga Qeveria e Kosovës të bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s.
Ai duke folur për vizitën në Kosovë tha se është mirënjohëse për diskutimet e hapura që ka zhvilluar para takimit të Procesit të Berlinit.
“Mirënjohës për diskutimet e hapura në Kosovë, përpara takimeve të këtij viti të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit. Ia bëra të qartë qeverisë se ne kërkojmë nga Kosova të bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s dhe të lejojmë avancimin në Tregun e Përbashkët Rajonal për të sjellë përfitime konkrete për njerëzit në Kosovë”, ka shkruar ajo në X.
Lührmann ka takuar presidenten Osmani si dhe ka marrë pjesë në disa ngjatje në Kosovë.
Grateful for open discussions in Kosovo, ahead of this year‘s 10th anniversary Berlin Process meetings. I made clear to the government that we urge 🇽🇰 to make unblocking CEFTA possible & allow for advancing on the Common Regional Market to bring concrete benefits to people in 🇽🇰! pic.twitter.com/TzspZRAiWH
— Anna Lührmann (@AnnaLuehrmann) September 17, 2024