Lajme

“Kishim një person që na u..”, Karamuço zbulon detajet e bujshme: Ja rasti kur agjenti i BKH lajmëroi të shumëkërkuarin

Prokuroria e Posaçme ka vënë në sitë 10 agjentë të Policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë qenë në terren për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj klanit kriminal ‘Çopja’ si dhe janë marrë në pyetje edhe 3 drejtues Policie që kanë pasur dijeni për operacionin.

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi në një emision televiziv tha se në operacionin që dështoi për shkak të dekonspirimit, dëshmia e një të arrestuari 2 javë më vonë në një vend fqinj tregoi se informacionin nuk e kishte marrë nga policia por nga një agjent i BKH.

“BKH është strukturë që përbëhet nga juristë apo përfaqësues të policisë. Problemi është se aty ka një përbërje heterogjene që kanë kaluar sitat edhe të ndërkombëtarëve, por që tek-tuk ndonjëri prej tyre vazhdon të bëjë punën e grupeve kriminale, si në çdo institucion. Është bërë një veting aty, por jo për gjërat konkrete të nxjerrjes së sekretit të hetimit. Ne kemi një rast, pas atij operacionit që dështoi, nga 33 u arrestuan 13. Kishim një person që na u kap pas nja 2-3 javësh në një vend fqinj. Në deklarimin që i është bërë atij, siç më thonë, ai thotë se nuk e ka marrë informacioni nga policia, që ka ikur dy ditë më para nga Shqipëria, po nga një OPGJ që është i atashuar pranë BKH dhe ai person po hetohet. Kjo duhet të verifikohet se nuk mund të akuzohet, kjo tregon se duhet të hapet pak diapazoni, nuk duhet parë vetëm policia e shtetit por edhe institucione të tjera”, tha Karamuço.