Lajme

Lajçi: Kryeministër, je ba xhahili i analistëve që i ka rrokë barku, mos po hapet Ura, mos po inkuadrohet veriu, mos po i fiton ti prapë zgjedhjet dhe…

Aktori Çun Lajçi ka mbështetur kryeministrin Albin Kurti, sa i përket çështjes në veri.

Ai ka thënë se Kurtit ia kanë marrë inati se po e karahasojnë me Millosheviqin.

“Je ba xhahili i analistëve që i ka rrokë barku, mos po hapet Ura, mos po inkuadrohet veriu, mos po i fiton ti prap zgjedhjet dhe mos o Zot po t’pranon në Shtëpinë e Bardhë zonja Harris, kur t’bahet Presidente!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

“Ta hanksha zemrën” o Kryeministër, se boll inati ta kanë marrë!

Unë kurrë s’e kam dashtë shiun, se kapuçin e leshit ma bante ujë e flokët m’rrishin t’ritueme, – zatën shiu mi mori edhe flokët edhe mendet!

Sot s’me dilnin shkronjat nga shiu, mezi i shkrova Kryeministrit.

– Kryeministër, a ma shumë po të dhemb koka nga shkrimet e mia apo nga dertet e analistëve, opozitarëve e gazetarëve për veriun e “okupuar” nga ti? – se kështu po thonë! Ata madje edhe po të krahasojnë me Millosheviqin! “Ai bante zullum mbi neve, ti po ban zullum mbi serbët e veriut! Ai e okupoi dhunshëm Kosovën, ti dhunshëm e okupove veriun”! – çdo natë po i dëgjoj këto fjalë!

– Je ba xhahili i analistëve që i ka rrokë barku, mos po hapet Ura, mos po inkuadrohet veriu, mos po i fiton ti prap zgjedhjet dhe mos o Zot po t’pranon në Shtëpinë e Bardhë zonja Harris, kur t’bahet Presidente!

Po m’vjen mërzi që asnjeni s’po e kritikon Vuçiqin që po kërkon me na pushtua përseri. Siduket ata ripushtimit po i gëzohen që po të shkërmoqin kaqë shumë!

– Kryeministër, me ket hargj deshta me t’thanë; – tjetër her mos shko me i vizitue artistët, pa i dekorua e pa ua dhënë pensionin nacional,- si Rama n’Shqipni, se ata fill mbas vizitës sate po vdesin!

Iku Rexhepi, iku Shyqriu, iku… veç ishalla nuk ikë Sabriu, se ai, sigurisht ta ka “hangër zemrën” atë ditë kur i shkove në ditëlindje, e kjo s’asht mirë, se Ibrahimit ia hangër por vdiq, Hashimit ia hangër e shkoi n’Hagë… ti ishalla pshton… hahahahah!

“Ta hanksha zemrën” o Kryeministër, se boll inati ta kan marrë!