2
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku në një banesë në rrugën “Ilaz Kodra” një grua u gjet pa shenja jete nga një familjar. Shkaqet e vdekjes së viktimës nuk dihen, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se se bëhet fjalë për 84-vjeçaren Shirin Hyseini.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e saj.
Nga Policia kanë njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.