Një studim ne SHBA zbulonte se episodet e atakut kardiak tek personat e moshës 25 deri në 44 vjeç u rritën me 30% krahasuar me numrin e tyre përpara pandemisë se COVID-19. “Padyshim që të rinjtë nuk duhet të vdesin nga ataku në zemër. Ata në të vërtetë nuk supozohet të kenë sulme në zemër, “tha Dr. Susan Cheng, një kardiologe në spitalin Cedars Sinai në Los Anxheles dhe bashkëautore e studimit për TODAY.
Të rriturit midis 45 dhe 64 vjeç panë një rritje relative prej 19.6% të vdekjeve nga ataku kardiak dhe ata 65 vjeç e lart panë një rritje relative prej 13.7%, sipas një njoftimi për shtyp nga Cedars Sinai. Rritja e vdekjeve nga sulmi në zemër në SHBA vazhdoi përmes rritjes së omicronit, edhe pse varianti mendohet të shkaktojë sëmundje më të butë, dhe kulmet e vdekjeve nga problemet e zemres ishin në përputhje me kohën e rritjes së COVID-19 në SHBA.
Infermieri Romeo Robles, tha për Today se rritjet e rasteve të COVID-19 çuan edhe në shtimin e telefonatave për repartin e Urgjencës lidhur me problemet e zemrës.”Çuditërisht, kiste shumë njerëz të moshës time, dicka jo e zakontë kjo”, shprehet ai.
Ekspertët e quajnë këtë lidhje “më shumë se rastësi, kjo është e sigurtë”. Ata thonë se COVID-19 mund të ndikojë shumë në sistemin kardiovaskular. “Duket se virusi ishte në gjendje të shtojë trashësinë e gjakut e gjakut dhe të rrisë gjasat e formimit të trombave të tij, ndërsa nga ana tjetër nxiti dhe inflamacionin e enëve të gjakut”, pohojne studiuesit.
bal