ShowBizzz

Si planifikon Princi Harry t’i shpenzojë miliona dollarët që mori dhuratë për ditëlindjen e tij të 40-të

Është shkruar shumë për ditëlindjen e 40-të të Princit Harry dhe akoma më shumë për disa milionë dollarët që ai mori si dhuratë mbretërore.

Por le t’i marrim gjërat nga fillimi. Më 15 shtator, Duka i Sussex-it mbushi 40 vjeç, gjë që e kualifikon atë për të marrë nga 7 milionë deri në 8 milionë dollarë nga një grant që u krijua nga Nëna Mbretëreshë kur ai ishte dhjetë vjeç. Stërgjyshja e ndjerë e princit mësohet se e kishte krijuar një “xhep” me rreth 19 milionë dollarë në vitin 1994, si një mënyrë për të siguruar që ajo mund t’u jepte një shumë të madhe të gjithë stërnipërve të saj.

Pyetja, pra, tani është një: si ka ndërmend Duka i Sussex-it ta përdorë këtë shumë. E vërteta është se stili i jetesës së Sussexes është mjaft i shtrenjtë. Deri më tani,  çifti, i cili bleu rezidencën e tyre luksoze Montecito (e cila përfshin nëntë dhoma gjumi, një pishinë, fushë tenisi, bodrum vere, palestër dhe bibliotekë) për 12 milionë dollarë, vlerësohet se po shpenzojnë qindra mijëra dollarë në vit për kostot nga stafi te mirëmbajtja, peizazhi dhe siguria.

“Shpenzimet shtohen shpejt, por edhe jetesa luksoze”, tha një ekspert i pasurive të paluajtshme për revistën Fabulous. “Përshtatja dhe mirëmbajtja e duhur e një hapësire kaq të madhe kërkon para të konsiderueshme”, shtoi ai në intervistë, duke argumentuar se me të gjitha gjasat milionat e mbledhura nga Princi Harry do të investohen për rinovimin e rezidencës së tyre./abcnews.al