ShowBizzz

Ajo ka luajtur në “Titanic”, ka një fëmijë me Clint Eastwood dhe është mike me Cher – por askush nuk e njeh me ndryshimin e ri

Ajo ishte pjesë e filmit epik “Titanic” së bashku me yjet e tjerë si Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet.

Dhe kjo aktore e njohur e Hollywoodit ka një fëmijë me aktorin dhe regjisorin fitues të çmimit “Oscar”, Clint Eastwood – një vajzë mahnitëse që po ashtu është pjesë e industrisë së filmit.

Aktorja – e cila dikur kishte flokë të kuqe të errët – ka shumë miq të famshëm, si: Cher, Jane Seymour dhe Jessica Chastain, shkruan DailyMail.

Image
Frances Fisher

Dhe ajo vazhdon të punojë pa pushim.

Kohët e fundit ajo është i panjohur me flokët e saj të gjatë, me onde të hirit, që i mbante gjatë premierës së filmit të Demi Moore, “The Substance”, në Los Angeles, të hënën.

Kush është kjo aktore e fuqishme 72-vjeçare, e cila ka luajtur në mbi dy duzina filma?

Ajo është aktorja Frances Fisher.

Frances është një aktore e vlerësuar nga kritikët, më e njohur për rolin e nënës së rreptë të Kate Winslet në “Titanic”.

Ajo filloi karrierën e saj në teatër dhe më pas luajti rolin e Detektives Deborah Saxon në telenovelën e CBS-së, “The Edge of Night”.

Ajo gjithashtu luajti në filmin e vitit 1992, “Unforgiven me Clint”, dhe ishte në komedinë “Holidate” të vitit 2020 me Emma Roberts.

Vajza e saj me Clint është Francesca Eastwood, e lindur në Redding, Kaliforni në gusht të vitit 1993.

Ajo ka një karrierë të suksesshme të vetën.

Francesca është e njohur për rolet e saj në filma si “Jersey Boys”, “Final Girl”, “Outlaws and Angels”, “M.F.A.”, “The Vault” dhe “Old”.

Partneri i saj është Alex Wraith dhe së bashku kanë një fëmijë të vogël.