Gazetarja Alma Çupi beri nje koment në emisionin “Opinion”, teksa diskutonte për turizmin në Shqipëri, i cili ka ngjallur reagime. “Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të… si jevgjit”, tha ajo.Por ky pohim i perceptuar nga disa si diskriminues shkaktoi indinjatë dhe Alma Çupi reagoi duke kërkuar falje. “Kërkoj ndjesë publike ku distancohem nga përdorimi i një fjale, e cila paragjykon haptazi dhe prek dinjitetin e personave të komunitetit rom dhe egjiptian. Nuk ka qenë qëllim fyerja dhe as diskriminimi. Unë si gazetare kam promovuar çdo komunitet për vlerat që kanë sjellë në turizëm dhe sidomos komunitetin rom dhe egjiptian”, u shpreh Alma.
Sakaq, ish-banorja e BBV, Rike Roçi reagoi ashpër duke u shprehur se “njerëzit që bëjnë si të kulturuar janë injorantë” dhe i kërkoi të ndalojë përdorimin e shprehjeve ofenduese. “Njerëz që bëjnë si të kulturuar dhe në të vërtetë janë akoma injorantë. Boll me shprehje ofenduese, diskriminuese dhe raciste… nuk janë shprehje normale. Mos e kërkoni në Instagram se e mbylli nga turpi… Zonja gazetare të historisë… Se kur dilni jashtë Shqipërisë thoni nuk na duan, janë racistë për ne shqiptarët, ndërkohë jeni të parët që bëni diskriminim… nuk ka raca, por ka njerëz”, shkroi Rike Roçi.
bal