Abdullah Klinaku nga Partia Konservatore e Kosovës, ka thënë se formulari i publikuar nga shkolla “Elena Gjika” për nënshkrimin e prindërve me “Prindi 1 dhe Prindi 2” është rezultat një agjende që ka një komunitet në Kosovë.
Ai ka thënë se kjo nuk është kërkesë individuale e këtij komuniteti.
“Kemi për obligim me krijuar hapësirë me i shfrytëzua të drejtat gjithkush, por kur shndërrohet kjo në agjendë dhe ka një plan, të bie deri tek ideja e Prindit 1 dhe Prindit 2. Kjo është kundërligjore sepse sistemi jonë juridik nuk e njeh konceptimin e prindit 1 dhe 2. Mendoj se kemi pas të bëjmë me një test se si po reagon shoqëria”, ka thënë Klinaku në emisionin “Këndi i Debatit në Tëvë 1
Dokumenti i shpërndarë për prindërit nga shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë, ka ngjallë reagime të mëdha nga qytetarët.
Për këtë me sqarim ka dalë shkolla dhe DKA në Prishtinë.